INXHINIER MEKANIKKohë e Plotë

Full Time
Location Vlorë
Posted Apr 02, 2026

Job Highlights

Full Time

Employment Type

Vlorë

Location

2 weeks

Posted

International Applicants Welcome

Potential Work Permit Opportunity

This position may be open to international candidates with appropriate qualifications. Contact the employer for visa sponsorship details.

Why Imployii for International Job Seekers:
  • Direct access to employers with visa sponsorship history
  • Expert visa and relocation guidance
  • Priority matching for cross-border opportunities
Vlorë

Job Description

Dimension HR
po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant
Inxhinier Mekanik
për një nga kompanitë të mëdha e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industrial.
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike të instalimeve të ngrohjes dhe hidrosanitare, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.
DETYRAT E POZICIONIT
Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të infrastrukturës Mkz Fu Fuv dhe HVAC;
Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt dhe në specifikimet teknike të projektuesve;
Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total bazuar mbi projektet e miratuara
Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
Aprovon materialet të cilat implementohen në kantier dhe plotëson dokumentacionet përkatëse
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit
Harton dhe kontrollon  situacionet mujore
Bën përshtatje të ndryshimeve minore të instalimeve të infrastrukturës, përpilon projektin e ndryshuar dhe e dërgon në departamentin mekanik për miratim;
Është përgjegjës për linjat e furnizimit me ujë të posteve të punës në kantier;
Koordinon, ndjek dhe ka në përgjegjësi linjat e furnizimit me ujë nga burimet e ujit deri në hyrje të kantierit (përfshirë veprat e marrjes në burime);
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike, Dega Impiante.
Eksperienca:
Eksperiencë mbi 5 vite në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes;
Aftësitë:
Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
Aftësi shumë të mira  komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
Eksperienca në AutoCAD dhe MS është e domosdoshme, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet
Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë
[email protected]
me subjekt
«Inxhinier Mekanik»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Working in Vlorë

Explore Related Opportunities
Similar Jobs
Inxhinier Mekanik ose Mekatronik

EMC Engineering Maintenance Center Shpk • EMC Engineering Maintenance Center Shpk

Inxhinier QA/QCKohë e Plotë

Dimension HR • Tiranë

Job Details
  • Job Type

    Full Time

  • Location

    Vlorë

  • Posted Date

    April 02, 2026

About the Company
Dimension HR
Login to Apply
/* Force browser cache refresh - Mon Jul 7 05:31:26 AM UTC 2025 */